Drejtori i klubit brazilian Palmas Futebol e Regatas dhe katër futbollistë kanë vdekur pasi avioni me të cilin ishin duke udhëtuar është rrëzuar. Në mesin e të vdekurve është edhe piloti.
Marca shkruan se futbollistët janë të ekipit të katërt në divizionin brazilian. Avioni ishte nisur të dielën për në Golas për të luajtur një ndeshje derisa arsyet e rrëzimit akoma nuk dihen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Palmas Futebol e Regatas ju informon se, rreth orës 8:15 të mëngjesit, të dielën, kishte një përplasjeje aeroplani që përfshinte presidentin e klubit Lucas Meira, kur po ngrihej për Goiânia, për ndeshjen mes Vila Nova dhe Palmas të hënën 25 në Copa Verde”, thuhet në njoftimin e klubit.
"Me keqardhje informojmë se nuk ka të mbijetuar. Në këtë kohë pikëllimi dhe shqetësimi, klubi kërkon lutje për familjet të cilave do t'u sigurojë mbështetjen e nevojshme".