Golden Eagle Ylli ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në basketboll. Ylli të dielën mbrëma shënoi fitore të vështirë në Mitrovicë ndaj Trepçës. Ndeshja e xhiros së 17-të ishte e hapur deri në fund, por suharekasit fituan me shifrat 78:72.
Për Golden Eagle Yllin është fitorja e tretë rresht. Trepça ka humbur pas dy fitoreve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMithchel Wilbekin ka udhëhequr Yllin me 24 pikë, katër kërcime e pesë asistime. Por ai kishte shumë gjuajtje të humbura. Gëzim Morina ndeshjen e mbylli me 12 pikë e tetë kërcime.
Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 12 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime dhe Ivan Koljeviq me 17 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.
Ylli tani i ka 28 pikë, aq sa edhe Peja dhe një më pak se Ponte Prizreni e Rahoveci. Trepça është e shtata me 21 pikë.