Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali forcohet me portierin Ryan

Portieri australian Mathew Ryan është përforcimi më i ri i Arsenalit në afatin kalimtar të janarit. Ryan i është bashkuar Arsenalit nga skuadra e Brightonit si huazim deri në fund të këtij edicioni.

Arsenali gjithashtu ka opsionin e blerjes së kartonit të tij nga Brightoni në verë për dhjetë milionë euro. Portieri 28-vjeçari nga Australia pritet ti bëjë konkurrencë gjermanit Bernd Leno për vendin e titullarit te Arsenali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ryan këtë edicion ka regjistruar 11 paraqitje në Premier League me Brightonin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Ai te Brightoni ishte transferuar nga Valencia në vitin 2017 kurse në Evropë ka bërë karrierë edhe te Genku e Brugge.