Douglas Costa do të rikthehet tek Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munichu.
Trajneri Hansi Flick nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit të krahut dhe klubi gjerman nuk do ta blejë kartonin e brazilianit.
Costa nuk pritet të mbetet as te Juventusi, që është duke shqyrtuar ofertat nga klubet e interesuara.
Për shërbimet e Costas interesim të vazhdueshëm ka shprehur Wolverhamptoni.
Klubi anglez dëshiron huazimin e brazilianit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Costa ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2021. Juventusi për ta liruar brazilianin po kërkon rreth 20 milionë euro.