Sport

Conti i bashkohet Parmas

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Andrea Conti i është bashkuar ekipit tjetër nga Serie A, Parma. Ishte skuadra e Milanit që të enjten nëpërmjet një njoftimi e zyrtarizoi kalimin e Contit te Parma. Conti është huazuar te Parma, ekip që ka opsionin e blerjes së tij në fund të këtij edicioni.

“Klubi falënderon Andrean për profesionalizimin e treguar dhe i dëshiron suksese sportive këtë edicion te Parma”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Milanit. Conti këtë edicion ka pasur pesë paraqitje në të gjitha garat me Milanin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. 26-vjeçari iu pat bashkuar Milanit në verën e vitit 2017 nga skuadra e Atalantas.