Sport

Wolvesi siguron sulmuesin Jose

Skuadra e Wolverhamptonit ka siguruar shërbimet e sulmuesit nga Brazili, Willian Jose.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Wolvesi ka arritur marrëveshje me Real Sociedadin për huazimin e sulmuesit me opsion të blerjes së tij në fund të këtij edicioni.

Jose pritet së shpejti ti bashkohet ekipit anglez, i cili po ka probleme në fazën e sulmit për shkak të lëndimit të Raul Jimenezet. Jose 29-vjeçar këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në 21 ndeshje për Sociedadin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2024 kurse pjesë e këtij ekipi është prej verës së vitit 2016.