Robert Lewandowski shënoi nga penalltia për Bayernin, ndërsa Alfred Finnbogason e humbi një të tillë. Lideri i Bundesligës, Bayern Munichu në fund fitoi në udhëtim tek Augsburgu me rezultatin minimal, 1:0.
Polaku Lewandowski ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 13-të, pas penalltisë së fituar nga Lucas Hernandez, që u pengua në zonë nga Rani Khedira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte goli i 22-të i Lewnadowskit në 17 ndeshje. Në pjesën e dytë, ishte futbollisti Iago që e fitoi penalltinë në momentin kur Benjamin Pavard e preku topin me dorë brenda në zonë. Finnbogason humbi penalltinë përball Manuel Neuerit.
Ai humbi një penallti në Bundesligë për herën e parë.
Bayerni mbetet i pamposhtur nga Augsburgu në 11 ndeshjet e fundit, ndërsa vazhdon kryesimin në Bundesligë.