Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj asiston në golin e fitores së Koelnit

Elvis Rexhbeçaj e ka bërë asistimin e dytë të sezonit në Bundesligë. Skuadra e tij, Koelni, falë shënimit të mesfushorit Jan Thielmann në minutën e 93-të të takimit pas bashkëveprimit me mesfushorin kosovar, fitoi 2:1 në udhëtim te Schalke.

Ishte ndeshje e xhiros së 17-të në elitën e futbollit të Gjermanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rexhbeçaj u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 72-të.

23-vjeçari nga Prizreni është lojtar i Wolfsburgut, por që u huazua te Koelni në fillim të vitit të kaluar. Me skuadrën e Wolfsburgut, Rexhbeçaj ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. Ai në 16 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Bundesligës, ka shënuar edhe dy gola.