Sport

Odegaardi do të largohet nga Reali

Odegaardi do të largohet nga Reali
 

Mesfushori Martin Odegaard pritet të largohet nga skuadra e Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Odegaard nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Reali dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga madrilenët.

Në fakt, Odegaard është i gatshëm të huazohet në një ekip ku do të kishte hapësirë më të madhe deri në fund të këtij edicioni. Norvegjezi 22-vjeçar deri më tani ka nëntë paraqitje në të gjitha garat për Realin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.