Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati fiton penallti, por Dinamo humb ndaj Rijekës

Rijeka e ka befasuar Dinamo Zagrebin në “Maksimir”, duke e mposhtur me rezultatin 2:0, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 6-të të kampionatit së Kroacisë në futboll.

Lirim Kastrati dhe Arijan Ademi ishin titullarë në humbjen e Dinamos në derbi ndaj Rijekës. Ademi ishte edhe kapiten i kampiones në fuqi në ndeshjen e së martës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kastrati fitoi penallti në minutën e 52-të , por nga pika e bardhë dështoi Bruno Petkoviq. Lirim Kastrati u paraqit te Dinamo, pavarësisht raportimeve të mediave kroate se ai mund të suspendohet nga klubi, pasi theu rregullat duke e festuar ditëlindjen me të dashurën e tij dhe rreth 15 mysafirë. Me gjithë disfatën, Dinamo Zagrebi është në vendin e parë me 33 pikë, aq sa ka edhe Osijeku që renditet i dyti.