Skuadra e Prishtinës është vendosur në Antalya të Turqisë për të kryer fazën përgatitore për stinorin pranveror.
Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se krahas përgatitjeve, do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore.
“Bardhekaltërit” kanë njoftuar se dy ndeshje do t’i luajnë me skuadrat Chayka dhe Oreburg që bëjnë gara në Ligën e Parë të Rusisë, derisa do të përballen edhe me ekipin elitar të Ukrainës, Rukh Lviv.
Prishtina, më 23 janar pritet të luajë kundër Dritës në kuadër të Superkupës së Kosovës.