Sulmuesi i ri kosovar, Mark Marleku, është huazuar nga Luzerni i Superligës zvicerane te skuadra Kriens, që garon në kategorinë e dytë të Zvicrës.
Huazimi i 20-vjeçarit është i vlefshëm deri në fund të edicionit aktual. Marleku në qershor debutoi në Superligën e Zvicrës, ndërsa deri më tani ka luajtur tetë ndeshje. Ka realizuar një gol. Por këtë edicion ka pasur hapësirë të limituar. Ka luajtur vetëm një ndeshje te Luzerni dhe për këtë arsye kjo skuadër e ka dërguar huazim.
Ai i ka tri ndeshje për U-19 të Kosovës.
Kriensi është i shtati në kategorinë e dytë të Zvicrës. Marleku te Kriensi ishte edhe prej vitit 2015 e deri në vitin 2017. Te kjo skuadër luajnë edhe Liridon Berisha, Liridon Mulaj, Burim Kukeli, Izer Aliu, Albin Sadrijaj e Progon Maloku.