Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neville konfirmohet si trajner te Inter Miami

Philip Neville është konfirmuar si trajner i Inter Miami, që garon në kampionatin MLS të SHBA-së. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga klubi, ndërsa ish-futbollisti i Anglisë është larguar nga posti i trajnerit të ekipit të femrave të Anglisë.

Neville është ndarë i kënaqur me mundësinë që i është dhënë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë mundësi që ta drejtor Inter Miamin. Ky është një klub shumë i ri me shumë premtime dhe unë do të jem i përkushtuar për të ndërtuar një kulturë konkurruese për të cilin të gjithë mund të jemi krenar”, ka thënë Neville.

Ai te Inter Miami i është bashkuar Davide Beckhamit, që është kryetar dhe bashkëpronar në klub. Me Beckhamin ka luajtur në përfaqësuese të Anglisë dhe te Manchester United.