Presidenti i Inter Miamit, David Beckham, dëshiron që ish-portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, të transferohet te skuadra e tij në ligën MLS në SHBA.
Kështu ka shkruar të dielën mediumi anglez “Daily Star”. De Gea është pa klub qëkur i skadoi kontrata me Unitedin në muajin qershor.
Ai u largua nga “djajtë e kuq” pas 12 vjetësh. Për 33-vjeçarin u fol shumë se mund të transferohet te ndonjë skuadër evropiane.
Megjithatë, De Gea mund t’i bashkohet ish-bashkëlojtarëve te Spanja, Sergio Busquetsit dhe Jordi Albas tek Inter Miami. Për shërbimet e De Geas interesim kishte shprehur edhe Al-Nassr, anëtar i së cilës skuadër është Cristiano Ronaldo.