Një rezultat sensacional është regjistruar në ditën e tretë të Botërorit të hendbollit që po mbahet në Egjipt. Kroacia me shumë mund ka barazuar ndaj Japonisë, të premten mbrëma. Kroacia është vlerësuar favorite e madhe, por pas një drame të madhe ka barazuar 29:29. Ndeshja i takoi grupit C të fazës së parë grupore.
Kroacia ka shmangur turpërimin falë golit të Ivan Çupiqit, pesë sekonda para fundit. Ai realizoi penallti. Kroatët e kanë hapur ndeshjen shumë keq dhe vazhdimisht ishin në disavantazh. Madje epërsia e Japonisë ka shkuar deri në gjashtë gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKroacia ka shumë medalje nga garat e mëdha, ndërsa suksesin e kërkon edhe në Botërorin në Egjipt.