Takimet e mëparshme në Bundesligë ndërmjet Bayernit, që po e kërkon titullin e nëntë rresht në ligë dhe Freiburgut, kanë qenë të dominuara nga bavarezët. Por kësaj here gjërat janë më ndryshe.
Freiburgu është në seri me pesë fitoreve rresht që nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë.
Gjatë këtyre dueleve, kjo skuadër ka shënuar 16 gola dhe ka pësuar dy, dhe e ka formën më të mirë në top-pesë ligat evropiane aktualisht. Fitorja 5:0 kundër Koelnit javën e kaluar, ishte fitorja më e thellë për skuadrën në Bundesligë.
Tani është tregim krejtësisht tjetër për liderin e ligës, që ka dy pikë më shumë se Leipzigu.
Bayerni ka pësuar 24 gola në 15 ndeshje, që është seria më e keqe prej vitit 1981. Bayerni dështoi të mbajë portën e paprekur në 10 ndeshjet e fundit në ligë. Javën e fundit ishte duke fituar 2:0 ndaj Borussia Monchengladbachut dhe në fund u mposht 2:3. Bayerni po ashtu e përjetoi edhe eliminimin e hershëm nga Kupa e Gjermanisë - në raundin e dytë, nga ekipi i rangut të dytë, Holstein Kiel, të mërkurën. 2:2 përfundoi koha e rregullt, derisa u mposht në penallti 6:5.
Ishte eliminimi më i hershëm nga gara në 21 vjet.
“Aktualisht ne vetë po ua bëjmë më të lehtë rivalëve”, ka thënë trajneri Hansi Flick në konferencën për shtyp të premten. “Duhet të luajmë më mirë dhe ta mbrojmë portën së bashku dhe ta lexojmë ndeshjen”, shtoi ai.
Flickut i duhet ta gjejë formacionin ideal në mbrojtje, pasi Niklas Suele, David Alaba dhe Benjamin Pavard, nuk janë në formën më të mirë. Alphonso Davies ende po punon për ta rifituar formën më të mirë fizike pas dëmtimit që e pati.