Sport

Ibra i pavendosur

Zlatan Ibrahimoviqi është duke shijuar në maksimum aventurën e tij te Milani. Sulmuesi suedez që është në vitin e fundit të kontratës me klubin kuqezi nuk është duke menduar ende për rinovimin e saj.

Madje ai thotë se dëshiron të përfundojë këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme përpara se të vendosë për vazhdimin e kontratës me “Rossonerët”.

“Do të vazhdoj të luaj për sa kohë që ndihem mirë. Pastaj do të shohim, do të flasim për kontratën time. Shpresoj të arrijmë të bëjmë gjëra të mira këtë sezon, pasi kemi pasur paraqitje vërtet të mira në kampionat. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”, u shpreh Ibrahimoviqi.

39-vjeçari këtë sezon me Milanin në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asistime.