Sport

Luizi pa kontratë te Arsenali

Arsenali mund ta lejojë largimin e mbrojtësit David Luiz sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij sezoni. Brazilianit në verë i skadon kontrata dhe do të mbetet futbollist i lirë.

Mediat angleze të premten kanë shkruar se drejtuesit e Arsenalit po hezitojnë t’i ofrojnë Luizit rinovimin e kontratës dhe tashmë i kanë bërë me dije që nuk do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi 33-vjeçar këtë sezon ka vetëm nëntë paraqitje me Arsenalin në Premier League. Luiz është pjesë e Arsenalit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Chelsea.