Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, e ka siguruar çerekfinalen me SPAL-in në Kupën e Italisë.
Skuadra e SPAL-it të enjten gjatë ditës mposhti në udhëtim Sassuolon 2:0, teksa vendasit luajtën në tërë pjesën e dytë me një futbollist më pak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilip Gjuriçiq u ndëshkua me karton të kuq.
Golat për SPAL-in i shënuan Simone Missiroli (49’) dhe Lorenzo Dickmann (58’).
SPAL-i arriti në këtë fazë të garës për herë të parë prej vitit 1981. Është i vetmi ekip nga Serie B që ende është në këtë garë. E eliminoi Barin, Crotonen, Monzan dhe tani Sassuolon. Çerekfinalja kundër Juventusit do të luhet më vonë gjatë këtij muaji.