Sport

Lukaku mungon ndaj Sampdorias

Lukaku mungon ndaj Sampdorias
Foto: Reuters
 

Skuadra e Interit do të jetë pa sulmuesin belg Romelu Lukaku për ndeshjen kundër Sampdorias, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.

Lukaku nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte kundër Sampdorias, ndeshje që luhet të mërkurën në kuadër të xhiros së 16 në Serie A. Lukaku pësoi lëndim në duelin e fundit të Interit, të cilin e fitoi me shifrat 6:2 kundër Crotones dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 75-të. Lukaku këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor të Interit pasi ka shënuar 16 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat.