Sport

Ballkani emëron për trajner Bledi Shkëmbin

Ballkani ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Korça, Bledi Shkëmbi.

Përmes një njoftimi në Facebook, KF Ballkani ka njoftuar se arritja e një bashkëpunimi me Shkëmbin ka ardhur pasi disa negociatave që rezultuan të suksesshme.

“Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Mirësevjen Bledi Shkëmbi, Të dashur tifoz, Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas...

Posted by FC Ballkani on Sunday, December 27, 2020