Barcelona tash e një kohë të gjatë është vënë në ndjekje të Lautaro Martinezit.
Megjithatë, menaxheri i futbollistit argjentinas, Beto Yaque, ka njoftuar se sulmuesi është i lumtur te skuadra e Interit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lautaro është i lumtur në Inter”, ka thënë Yaque për “Ole”.
“Ai po rritet shumë dhe po mëson sepse është djalosh me potencial tejet të madh. Do të thoja, potencial pa limite. Ai mund të bëhet lojtar i klasit botëror”, ka shtuar menaxheri i argjentinasit.
Në 20 ndeshjet e para të edicionit të ri, Martinez ka shënuar shtatë gola derisa ka asistuar në pesë të tjerë.