Menaxheri i Lautaro Martinezit ka takuar zyrtarët e klubit të Interit dhe u ka bërë me dije atyre se futbollisti është i lumtur te “kaltërezinjtë”.
Beto Yaque dhe stafi i tij kanë qenë në selinë qendrore të Interit dhe kanë folur para gazetarëve pas mbledhjes.
“Ka qenë një takim që e kemi planifikuar më parë, por që nuk është mbajtur për shkak të Covidit. Lautaro është i lumtur në Inter”, ka thënë menaxheri Yaque.
Ai u pyet nëse takimi ka qenë për t’u larguar apo ndryshuar klauzola e lirimit të tij që është 110 milionë euro. Megjithatë, Yaque u përgjigj shkurt duke thënë se nuk kanë folur për këtë çështje.
Kontrata e argjentinasit përfundon në qershor të vitit 2023, por që mund të vazhdohet edhe dy vjet tjera.