Basketbollisti nga Mali i Zi, Nikola Vukçeviq, më nuk është pjesë e Bashkimit, ekip që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.
Klubi nga Prizreni ka njoftuar të martën për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme. Vukçeviq iu bashkua Bashkimit para këtij edicioni dhe luajti me një mesatare prej 14.3 pikëve dhe tre kërcimeve për ndeshje. Gjithashtu, Bashkimi ka njoftuar se vendi i lënë nga Vukçviqi tashmë është mbuluar me amerikanin K.J. Robinson që tashmë i është bashkuar ekipit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë nëntë ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Superligë, Bashkimi ka regjistruar katër fitore karshi pesë humbjeve dhe zë vendin e pestë në tabelë me 13 pikë të mbledhura.