Prej 21 deri më 30 qershor në Minsk të Bjellorusisë do të mbahet edicioni i dytë i Lojërave Evropiane. Lojërat e para u mbajtën në Baku, katër vjet më parë, ndërsa Kosova fitoi medalje të bronztë nëpërmjet xhudistes Nora Gjakova.
Prapë xhudistët pritet t'i sjellin medalje Kosovës nga kjo ngjarje shumësportëshe. Pritet të garojë i tërë ekipi i Kosovës në xhudo, por gjithsej 25 sportistë kërkojnë të përfaqësojnë Kosovën në Minsk. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës të premten. KOK-u nuk i ka bërë të ditur emrat, por ka njoftuar se 25 sportistë të shtatë sporteve të ndryshme kanë aplikuar për pjesëmarrje në "Minsk 2019".
Organizatori i Lojërave Evropiane ka kërkuar listë të gjerë të sportistëve nga vendet pjesëmarrëse, ndërsa 28 shkurti ishte dita e fundit për të dorëzuar atë. Pas një muaji organizatori do të vendosë për sportistët që do të marrin pjesë. Tashmë është konfirmuar vetëm boksierja Donjeta Sadiku, që ka marrë ftesë. Pos xhudos e boksit, Kosova mund të përfaqësohet edhe në karate, mundje, pingpong, shigjetari e çiklizëm.
-
Shkon në tetë numri i përfaqësuesve të Kosovës në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”
-
Xhudo pesë norma për Lojërat Evropiane, sportet e tjera asnjë
-
Kosova me 32 sportistë në Festivalin Olimpik Evropian
-
Stagnimi i sportit, Kosova kthehet pa medalje nga Lojërat Evropiane
-
Kosova me 38 sportistë dhe me shpresa për medalje