Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta ia hap dyert për rikthim Ozilit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ia ka hapur dyert mesfushorit Mesut Ozil për rikthim në skuadër në janar.

Ish-reprezentuesi gjerman kishte mbetur jashtë ekipit dhe planeve të spanjollit që nga muaji mars.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit dhe konsiderohej se karriera e tij tek Arsenali po merr fund – por diçka e papritur është duke ndodhur.

“Ai s’është në skuadër tash. Jam i fokusuar vetëm në lojtarët që kemi tash për tash. Por për janar, kemi kohë për të vendosur çfarë do të ndodhë”, ka thënë Arteta të shtunën para ndeshjes me Burnleyn në Premier League duke nxitur raportimet për kthimin e turkogjermanit.