Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me kontratë të re për Artetan

Skuadra e Arsenalit është duke përgatitur kontratë të re për trajneri Mikel Arteta.

Drejtuesit e klubit londinez do të nisin bisedimet me trajnerin spanjoll për t’ia vazhduar kontratën.

Sipas “Daily Mail”, krerët e klubit me kontratën e re dëshirojnë të shmangin interesimin e Manchester Cityt për Artetan.

Arteta te City po shihet si zëvendësues i Pep Guardiolas.

Arteta ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm