Sport

Madrilenët fitojnë minimalisht ndaj Sevillas

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat minimal 1-0.

Rezultati i këtij takimi u përmbyll përmes një autogoli të shënuar në minutën e 55-të nga portieri i Sevillas, Yassine Bounou.

Skuadra e Zinedine Zidanit ka shijuar këtë fitore pas disa disfatave në ndeshjet e kaluara të La Ligas. Me këtë fitore, madrilenët renditen në pozitën e katërt me 17 pikë, ndërsa Sevilla një pozitë më poshtë, me 16 sosh.