Liridon Kalludra ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit norvegjez. 29-vjeçari e ka bërë asistimin e 10-të në kampionat për Kristiansundin që të mërkurën barazoi në udhëtim te Sarpsborgu, 1:1.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 27-të në Eliteserien e Norvegjisë, ndërsa Kalludra asistoi në golin e parë në ndeshje. Ai bashkëveproi me mesfushorin Olaus Skarsem, i cili e shënoi golin e avantazhit të vizitorëve në minutën e 21-të. Për skuadrën e Sarpsborgut shënoi Sebastian Jarl pesë minuta para fundit. Kalludra luajti për 85 minuta në këtë duel, ndërsa bashkëlojtari i tij, sulmuesi Flamur Kastrati, po ashtu 29-vjeçar, u zëvendësua në minutën e 66.