Sport

Basketboll, Peja mposht Bashkimin

Peja ka triumfuar në shtëpi ndaj Bashkimit sot në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Peja triumfoi bindshëm me 17 pikë dallim, 76:59. Dardan Berisha me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë te Peja, ndërsa 16 pikë i realizoi Marko Peroviq.

Te Bashkimi ndërkohë më efikasi ishte Musab Mala me 20 pikë.

Peja i ka fituar katër ndeshjet e deritashme në Superligë. Ndërsa Bashkimi ka katër humbje e një fitore.