Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani kalon koronavirusin, kthehet në stërvitje

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është shëruar nga koronavirusi dhe do t’i bashkohet të enjten Napolit në stërvitje, ka bërë të ditur të mërkurën klubi në faqen zyrtare. Rrahmani të mërkurën ka pranuar rezultatin negativ nga testimi, por është rekomanduar nga mjekët që ekipit t’i bashkohet të enjten në stërvitje.

Rrahmani me t’u kthyer në Napoli pas grumbullimit me Kosovën doli pozitiv në testin për koronavirus. Ai qëndroi i izoluar në Napoli për dy javë, por qysh të enjten do të jetë në dispozicion të trajnerit, Gennaro Gattuso.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi 26-vjeçar është në pritje të debutimit te skuadra e Napolit.