Sport

Broja realizon gol për Vitessen

Broja realizon gol për Vitessen
 

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Armando Broja, ka realizuar një gol për Vitessen sot në fitoren 2:0 ndaj Fortuna Sittardit, në xhiron e dhjetë të elitës së futbollit të Holandës.

Broja e realizoi golin e dytë në minutën e 83-të, ndërsa luajti 86 minuta.