Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Përmes një postimi në “story” në rrjetet sociale në “Instagram” e “Facebook”, Januzaj ka uruar festën e shqiptarëve.
Ai ka publikuar një flamur shqiptar , ndërsa mbi shqiponjë ka shkruar “Urime 28 Nëntori”.
Januzaj po kalon formë të lartë te Real Sociedadi në La Liga. 25-vjeçari është prej futbollistëve të mirë shqiptarë. Ai luan për Belgjikën. Vendimi për të zgjedhur Belgjikën nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e tifozëve në Kosovë e Shqipëri.
{gallery}
28 Nëntorin e kanë uruar shumë futbollistë shqiptarë. Ndër të tjera edhe Shkodran Mustafi, mbrojtësi i Arsenalit, që me Gjermaninë kishte fituar titullin e botës.
-
Alvarezi konfirmon se dëshiron të largohet nga Atletico, tifozët i djegin fanellën
-
Sevilla e Januzajt largohet nga zona e rënies nga La Liga
-
Januzaj në pritje të rastit tjetër te Sevilla
-
Januzaj ndjek metodën e Ronaldos për përmirësimin e formës fizike
-
Mesazhe bashkimi në mbrojtje të vlerave dhe identitetit kombëtar