Sport

Zidane: Vazquez meriton kontratë të re

Zidane: Vazquez meriton kontratë të re
Foto: Reuters
 

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se futbollisti spanjoll, Lucas Vazquez meriton një kontratë të re nga klubi. Ai ka thënë se Vazquez ka dhënë kontribut të madhe për Realin. Zidane ka theksuar se spanjolli e ka në zemër skuadrën madrilene.

“Jam i lumtur për të dhe ekipin. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe klubi e di atë. Unë mendoj se atij do t’i ofrohet kontratë e re”, ka thënë Zidane për “movistarplus”. 29-vjeçari është zhvilluar te skuadra e Realit dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2021. Ai këtë edicion ka luajtur nëntë paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me dy asistime.