Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka reaguar pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.
Ai ka thënë se një ditë do të luajë futboll në qiell së bashku me Maradonën, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sigurisht një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell”, ka thënë Pele, raporton Reuters.
Ndërkohë edhe ish-klubi i Maradonës, Napoli, është shokuar nga ky lajm.
“Një goditje shkatërruese si për qytetin ashtu edhe për klubin”, thuhet në reagimin e Napolit, aty ku Maradona kishte korrur sukseset më të mëdha në nivel klubi.
Maradona ka vdekur sot, në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi kardiak.