Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Letra emocionuese e Peles për Maradonën

Legjenda braziliane Pele ka shkruar një letër emocionuese për Diego Armando Maradona, shtatë ditë pasi argjentinasi vdiq.

Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare dhe bota e futbollit e ka vlerësuar e kujtuar ish-reprezentuesin e Argjentinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Maradona dhe Pele, siç thotë braziliani në letrën e tij, u krahasuan me njëri-tjetrin gjatë, në një betejë të pafund se kush është futbollisti më i mirë në histori.

“Kanë kaluar shtatë ditë që kur u largove. Shumë njerëz donin të na krahasonin gjithë jetën e tyre”, shkroi Pele në rrjetet sociale. “Ju ishit një gjeni që magjepsi botën. Një magjistar me topin në këmbë. Një legjendë e vërtetë, por mbi të gjitha, për mua, ju do të jeni gjithmonë një mik i shkëlqyer me një zemër të madhe. Unë e di se bota do të ishte shumë më mirë nëse do të mund të na krahasonin më pak dhe të fillonin të na admironin më shumë. Kështu që dua të them se ju jeni i pakrahasueshëm. Ju na mësuat se duhet ta duam dhe të themi ‘të dua’ më shumë dhe më shpesh. Largimi juaj i shpejtë nuk më la të ta them, kështu që unë thjesht do ta shkruaj: Të dua, Diego. Miku im i madh, shumë faleminderit për tërë udhëtimin tonë. Një ditë, në parajsë, do të luajmë së bashku në të njëjtën skuadër”, thuhet ndër të tjera në letrën e Peles.

Maradona vdiq si pasojë e sulmit në zemër.