Sport

Vetëm 20 vjeç dhe kalon legjendën Ronaldo dhe Zidane me golat në Champions

Erling Haaland pushtoi edhe një herë titujt e gazetave të martën pasi shënoi dy herë gjatë fitores 3-0 të Borussia Dortmund ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

Dhe me dy golat e tij, sulmuesi norvegjez tejkaloi në mënyrë të pabesueshme brazilianin Ronaldo dhe Zinedine Zidane në listat e golashënuesve të Ligës së Kampionëve. Ai mund të jetë vetëm 20 vjeç, por Haaland tashmë ka shënuar 16 herë në vetëm 12 ndeshje në kompeticionin elitar të Evropës, transmeton Shqip.

Ikona e Brazilit Ronaldo arriti të shënonte vetëm 14 herë në Ligën e Kampionëve (Champsion League) gjatë gjithë karrierës së tij ndërsa ish-mesfushori francez Zidane, sot trajner i Realit të Madridit, shënoi gjithashtu vetëm 14 gola.

Sidoqoftë, Haaland e di se ai ka një rrugë të madhe për të bërë nëse dëshiron të shkruajë emrin e tij në librat e historisë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve.

Por kjo gara nuk është aspak e lehtë pavarësisht të shifrave dhe performancës befasuese të norvegjezit.

Ylli i Juventusit dhe ish lojtari i Real Madridit, Cristiano Ronaldo qëndron në krye me 132 gola të mahnitshëm në Champions League, ndërsa Lionel Messi është i dyti me 118.

Raul Gonzales me 71 gola, Robert Leëandowski 70 dhe Karim Benzema 67 përbëjnë pesë golashënuesit më të mirë në garën më të mirë të Evropës.