Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’ka problem për Liverpoolin, fiton bindshëm ndaj Leicesterit

Skuadra e Liverpoolit ka fituar bindshëm ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e së dielës. Takimi u mbyll 3-0 për skuadrën e Jurgen Kloppit.

Liverpooli fillimisht kaloi në epërsi nga një autogol i mbrojtësit mysafir, Jonny Evans, në minutën e 21-të të ndeshjes. Më pas, Liverpooli vazhdoi me sulme ndaj portës kundërshtare dhe pak para përfundimit të pjesës së parë, shënoi golin e dytë. Sulmuesi Diogo Jota shënoi për 2-0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në minutën e 86-të, Roberto Firmino vulosi rezultatin e ndeshjes për 3-0. Me këtë rezultat, ndeshja mbaroi dhe Liverpooli është ngritur në pozitën e dytë në tabelën e Premier Ligës. Ai ka grumbulluar 20 pikë, dy më shumë se Leicester City, që gjendet në pozitën e katërt.