1 perditesime
Sport

Selmani realizon dy gola, bëhet top golashënues në Suedi

Selmani realizon dy gola, bëhet top golashënues në Suedi
Foto: Ilustrim
19:35

Selmani realizon dy gola, bëhet top golashënues në Suedi

Astrit Selmani ka shënuar dy gola në fitoren e Varbergsit, në elitën suedeze. Ai është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit suedez.

Skuadra e tij fitoi kundër Ostersundsit me rezultat të thellë, 4-0. Selmani shënoi gol në minutën e tretë dhe në të 79-tën.

Gol tjetër ka shënuar Barny dhe Tranberg, ndërsa dy asistime i ka kryer kosovari tjetër, Albert Ejupi.

Me këtë fitore, Varbegasi renditet i 11-ti me 34 pikë, i ndjekur nga Ostersunds, me një pikë më pak.

17:47

Astrit Selmani realizon gol në Suedi

Astrit Selmani ka realizuar gol në elitën suedeze. Skuadra e tij, Varbergs, është në epërsi ndaj Ostersundsit, 1-0.

Kosovari Selmani shënoi gol në minutën e tretë të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të kësaj elite, Agon Mehmeti ka asistuar në golin e fitores së ekipit të tij. Orebro ka triumfuar të dielën kundër AIK-ut me rezultat 2-0.