Sport

Kloppi i bën thirrje Premier Leagues të lejohen pesë zëvendësime

Kloppi i bën thirrje Premier Leagues të lejohen pesë zëvendësime

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka bërë thirrje për t’u aplikuar rregulli i pesë zëvendësimeve në vend të tri, pasi orari i ngarkuar ka çuar te lodhja dhe lëndimet e lojtarëve, shkruan agjencia Reuters.

Derisa top ligat nëpër Evropë kanë shfrytëzuar opsionin e mundësia për të lejuar pesë zëvendësime për skuadër në ndeshje, mundësi e ofruar shkaku i ndikimit të pandemisë, Premier League ka vendosur të qëndrojë me opsionin e tri zëvendësimeve.