Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka bërë thirrje për t’u aplikuar rregulli i pesë zëvendësimeve në vend të tri, pasi orari i ngarkuar ka çuar te lodhja dhe lëndimet e lojtarëve, shkruan agjencia Reuters.
Derisa top ligat nëpër Evropë kanë shfrytëzuar opsionin e mundësia për të lejuar pesë zëvendësime për skuadër në ndeshje, mundësi e ofruar shkaku i ndikimit të pandemisë, Premier League ka vendosur të qëndrojë me opsionin e tri zëvendësimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiverpooli ka pasur shumë probleme me lëndime dhe orari i Premier Leagues zakonisht është shumë i ngarkuar, veçanërisht gjatë fundvitit. Klopp u ka bërë thirrje krerëve të Premier Leagues që të bëjnë ndryshimin dhe të mendojnë për mirëqenien e lojtarëve.
“Fal Zotit kemi pasur një takim të trajnerëve dhe po të mund të votonim atë ditë, atëherë do të ishte 15:5 në favor të pesë zëvendësimeve. Por nuk mundëm të votonim, pasi trajnerët nuk janë të lejuar të bëjnë këtë, por është kthyer nga 11:9 në favor të tri zëvendësimeve në 15:5 në favor të pesë zëvendësimeve. Tash, shpresoj, që ata që marrin vendimnet të bëjnë hapin e radhës. Ne duhet të bëjmë ndryshimin”, ka thënë Klopp.