Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka pësuar sonte humbje në Rusi me nokaut në raund të parë nga ish-kampioni i botës Murat Gassiev.
Gassiev me një të djathtë të fuqishme e rrëzoi Seferin 1:26 minuta pa mbaruar raundi i parë dhe ndonëse Seferi arriti të ngrihej, referi e vlerësoi se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeçi i kategorisë së rëndë ishte paraparë të zhvillohej në 12 raunde dhe ishte në peshën e rëndë.
Për Seferin 43-vjeçar është humbja e dhjetë në boksin profesionist, karshi 41 fitoreve. Gassiev, ish-kampion bote në kategorinë kruzer, ka shënuar fitoren e 27-të në profesionizëm, ndërsa e ka një humbje.