Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka pësuar sonte humbje në Rusi me nokaut në raund të parë nga ish-kampioni i botës Murat Gassiev.
Gassiev me një të djathtë të fuqishme e rrëzoi Seferin 1:26 minuta pa mbaruar raundi i parë dhe ndonëse Seferi arriti të ngrihej, referi e vlerësoi se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin.
Meçi i kategorisë së rëndë ishte paraparë të zhvillohej në 12 raunde dhe ishte në peshën e rëndë.
Për Seferin 43-vjeçar është humbja e dhjetë në boksin profesionist, karshi 41 fitoreve. Gassiev, ish-kampion bote në kategorinë kruzer, ka shënuar fitoren e 27-të në profesionizëm, ndërsa e ka një humbje.
Artikuj të ngjashëm
-
Seferi kundër ish-kampionit të botës, më 31 tetor në Sochi
-
Në meçin e 50-të në karrierë, Seferi mposht boksierin me mbi 100 disfata
-
Prenga: Në raundin e parë dëshmova se mund të përballem me më të mirët
-
Xhoxhaj ndalet në rund të dytë në meçin eliminator për titull bote
-
Beterbiev nokauton Smithin, mbron titujt e botës