Fitorja e Barcelonës në udhëtim 2:0 ndaj Juventusit, për trajnerin Ronald Koeman është paraqitja më e mirë e skuadrës së tij në këtë sezon.
Ai ka thënë pas ndeshjes së kanë mundur të shënonin edhe më shumë gola.
“Mendoj se ne kemi qenë superior, veçanërisht me lojën tonë. Kemi pasur mundësi për të shënuar edhe më shumë gola. Ishte një triumf i shkëlqyeshëm. Unë jam shumë i lumtur, ishte ndeshja jonë më e kompletuar deri më tani. Nuk është mirë të veçosh një lojtar, ekipi ka treguar shumë besim dhe shumë personalitet ndaj një ekipi të fortë nga Evropa. Është e gjithë skuadra që është veçuar në këtë lojë”, tha Koeman.
Ndërkaq, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka deklaruar se e ka ditur që do ta kenë vështirë përballjen me Barçën.
Ai mendon se ekipi që drejton duhet të përmirësohet edhe më shumë.
“Ne e dinim që do të ishte e vështirë kundër një ekipi që luan futboll të mirë, që është mësuar të luajë në këtë nivel, ndërsa ne jemi duke punuar në progres. Kjo ndeshje do të jetë e dobishme për ne që të rritemi dhe të përmirësohemi në të ardhmen. Shpresoj të kem më shumë lojtarë përsëri në ekip së shpejti, sepse nuk kam shumë mundësi dhe ata që fillojnë duhet të luajnë pothuajse 90 minuta dy herë në javë”, u shpreh Pirlo, i cili theksoi se edhe mungesat e lojtarëve me përvojë kanë ndikuar.