Peja e ka fituar derbin ndaj Sigal Prishtinës. Peja triumfoi 107:86, në kuadër të javës së parë të Superligës.
Peja e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 27:20 për të treguar se ka hyrë për fitore në këtë ndeshje. Në periudhën e dytë ishte lojë paksa më e balancuar, megjithatë, verdhezinjtë ishin për një nuancë më të mirë, duke fituar 26:22, për të shkuar në pushim me rezultat 53:42.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë ndaj prishtinasve. Pejanët e fituan këtë pjesë 29:22, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 82:64. Prishtina u mundua që të rikthehet në lojë në 10 minutat e fundit, por Peja nuk e lëshoi epërsinë e krijuar dhe fitoi në fund me rezultat 107:86.
Te Peja më të mirët në parket ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Drilon Hajrizi me 24 pikë e 11 kërcime dhe Robert Cartëright me 20 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët ishin Altin Morina me 28 pikë dhe Arian Qallaku me 24.