Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi: S’ka bisedime për vazhdimin e kontratës

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka bërë të ditur se nuk ka pasur bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës.

28 vjeçari të dielën u inkuadrua për herë të parë që nga 18 korriku, pas një lëndimi muskulor që kishte pësuar, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata aktuale e tij i skadon në verën e vitit tjetër, derisa ishte raportuar se një kontratë e re i është ofruar.

“Momentalisht jam i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, ishin tre muaj të gjatë. Thjesht isha i lumtur për kthimin dhe që jam në gjendje të luaj sërish”, ka thënë Mustafi, i cili kur është pyetur për kontratën e re ka shtuar se, “nuk kemi biseduar ndonjë gjë, prandaj s’kam ndonjë gjë për t’iu treguar”.