Sport

Mbyllet në Vlorë “Albania Open” i Aeronautikës, triumfon Fanol Shala nga Kosova

Mbyllet në Vlorë “Albania Open” i Aeronautikës, triumfon Fanol Shala nga Kosova

Edicioni i 21 i Aeronautikës, Albania Open i zhvilluar në Vlorë, uli siparin e tij dhe gjithçka u mbyll me një ceremoni ku u dhanë edhe çmimet për fituesit e këtij evenimenit.

Në këtë kampionat morën pjesë rreth 30 sportistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që nuk është më një risi as pjesëmarrja e sportisteve femra. Ishte një kompeticion që për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia coronavirus, u zhvillua me një numër të kufizuar garuesish.