Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka folur edhe për ndeshjen e radhës, derbin kundër liderit Ballkanit.
Për trajnerin “bardhekaltër”, këtë ndeshje mund ta vendosin detajet. Ai për Sportin Total në KTV, është shprehur optimist para takimit.
“Mund një detaj i vogël ta vendos ndeshjen pasi dihet që nuk do të jetë aspak e lehtë. Ballkani ka treguar ndeshje të mira dhe besoj se do të jetë një ndeshje e mirë gjithashtu”, deklaroi Ramadani. Ndeshja Ballkani – Prishtina, luhet të mërkurën nga ora 14:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas kalimit në gjysmëfinale të Kupës, Drita e Prishtina luajnë derbi në Superligë
-
Trajneri i Prishtinës kërkon të vazhdohet me fitore
-
Prishtina shpreson që me fitore ndaj Drenicës ta kalojë krizën
-
Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen e Prishtinës
-
Ramadani: Do mundohemi të shënojmë të parët dhe t’ia shuajmë ambiciet e kundërshtarit