Loriana Kuka ka kaluar pengesën e saj të parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Budapest. Kuka në rrethin e dytë mposhti xhudisten nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon, duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale.
Xhudistja nga Mongolia u ndëshkua me tri “shido” dhe rrjedhimisht i takoi fitorja Kukës me ippon pas 3:39 minuta luftë. Kuka kishte edhe një waza-ari. Kuka garon në kategorinë deri 78 kilogramë. Në çerekfinale ajo do të përballet me rusen Aleksandra Babintseva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova nga Grand Slami në Budapest e ka fituar një të artë para dy dite fal Distria Krasniqit.