Sport

Calhanoglu në plane të Interit

Descriptive Text

Skuadra e Interit ka shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, turkun Hakan Calhanoglu, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën.

Te Interi po e shohin Calhanoglun si përforcim ideal për sezonin e ri, pasi po synojnë ta transferojnë si futbollist të lirë.

26-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij edicioni dhe për të mbetur në “San Siro” po kërkon pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh. Calhanoglu këtë edicion është ndër lojtarët më të dalluar te Milani, pasi në shtatë ndeshje ka katër gola e tri asistime.

Interi tashmë ka kontaktuar Calhanoglun, i cili prej muajit janar është i lirë për të negociuar me ekipet e tjera. Ai është pjesë e Milanit prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Bayer Leverkuseni.